VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Brazili triumfon në “klasiken” ndaj Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 22:08

VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Brazili triumfon në “klasiken” ndaj Argjentinës

Brazili arriti të fitonte me një gol në frymën e fundit, “klasiken” e mbrëmjes së sotme ndaj Argjentinës. Një gol i Mirandës në minutën e 93-të nga goditja e këndit, ndëroi ekipin e Tites, për të dalë me kokën lart nga kjo miqësore, ku në stadium ishin të pranishëm plot 63 mijë tifozë.

427194_TS_16-10-18_4765457630_

Me Dibalën e Ikardin në sulm, ekipi i Skalonit nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Në përgjithësi, sfida nuk pati shumë raste dhe u duk e qetë, dhe pas golit të shënuar në fund, nuk kishte më kohë për Argjentinën që të reagonte.

 

Brazil-Argjentina 1-0

Mirana 93′

Formacionet zyrtare :

Brazili: Alison, Luis, Markinjos, Danilo, Zhoao Miranda, Kutinjo, Artur, Kasemiro, Gabriel Zhezus, Nejmar, Firminjo

Trajner: Tite

Argjentina: Romero, Pezala, Otamendi, Taliafiko, Saravia, Bataglia, Dibala, Paredes, Lo Selso, Korrea, Ikardi

Trajner: Skaloni

braarg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"