VIDEO/ Gol fantastik, sulmuesi shqiptar u shënon kryesuesve të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 20:11

VIDEO/ Gol fantastik, sulmuesi shqiptar u shënon kryesuesve të kampionatit

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Jetmir Topalli gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Manisës në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit ndaj kryesuesve të Ejupspor.  

Topalli gol

Falë një goli mjaft të bukur, Topalli arriti të ngushtonte shifrat në 1-2, teksa me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 41-të, Sandro Lima shpërdoroi një 11-metërsh për vendasit.

Ndërkohë mesfushori tjetër shqiptar, Eduart Roca, e nisi këtë sfidë nga stoli, duke mos u preferuar nga minuta e parë.   Për Topallin ky ishte goli i pestë në kampionat me Manisën në 27 ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"