VIDEO/ Gjesti i turpshëm i Ibras kthehet në budallallëk, sulmuesi e pëson rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 17:13

VIDEO/ Gjesti i turpshëm i Ibras kthehet në budallallëk, sulmuesi e pëson rëndë

Zlatan Ibraimoviç vazhdon të prodhojë polemika kudo ku luan. Në ndeshjen që Suedia luajti ndaj Spanjës, për kualifikueset e Botërorit, sulmuesi goditi me shpatull Azpilikuetën.

ibra

Kur mbetshin 2 minuta nga fundi i sfidës dhe me rezultatin 1-0 për Spanjën, Ibra në një goditje standarte bëri sikur u rrëzua.

Më lëvizjen e tij ai shkoi drejt Azpilikueta dhe e goditi me forcë me shpatull në shpinë mbrojtësin kundërshtar. Një episod i cili u kap nga kamerat, por që çuditërisht nuk u sinjalizua nga VAR, i cili lejoi vazhdimin e lojës.

“Ne luajtëm nje ndeshje të mirë, duhet të jemi pozitivë. A jam i skualifikuar për ndeshjen e ardhshme? Do ta shohim”, u shpreh pas ndeshjes bomberi.

Sipas raportimeve thuhet se suedezi është ndëshkuar pas ndeshjes për incidentit dhe do të humbasë ndeshjen e parë për play-off.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"