VIDEO/ Gafa me lagien e tifozëve, mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në stadiumin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:10

VIDEO/ Gafa me lagien e tifozëve, mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në stadiumin e ri

Mbrëmjen e djeshme, u inaugurua stadiumi i ri. Shkallët e impiantit të ri ishin të mbushura plot dhe interesi ishte maksimal, për “shown” dhe ndeshjen kundër Francës.

lagen tifozet

Por, përpara sfidës pati një gafë nga organizatorët. Impiantet e ujtjes që ishin të vendosur pas portës, lagën “Tifozat Kuq e Zi”. Ky incident ra “pre” e mediave të huaja, të cilat e paqyruar atë.
dddd

“Tifozët shqiptarë u bën qull para ndeshjes me Francën si pasojë e keqfunksionimit të impiantit në stadiumin e ri”, shkruan “Daily Star”.

Ndërkaq media franceze shkruan: “Sot u luajt ndeshja e parë, në stadiumin e ri në Tiranë. Është e drejtë të thuhet se ka edhe disa rrudha që duhen hekurosur”.


Edhe media greke “gazzeta.gr”, ka pasqyruar këtë ndodhi: “Nuk llogaritën largësinë dhe… bënë qull tifozët”.
75341017_799480730465669_4432318262771974144_n
/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"