VIDEO/ Gabimet në mbrojtje kushtojnë shtrenjtë, Shpresat munden nga Anglia dhe mbeten të parafundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 22:39

VIDEO/ Gabimet në mbrojtje kushtojnë shtrenjtë, Shpresat munden nga Anglia dhe mbeten të parafundit

Shqipëria U21 është mundur sot përballë Anglisë në transfertë me shifrat 3-0, në ndeshjen e saj të parafundit në grupin eliminator të Europianit të kësaj grupmoshe.

selmani

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë luajtur siç pritej të kthyer plotësisht në mbrojtje dhe kanë rezistuar thuajse deri në fundin e pjesës së parë. Pak para vërshëllimës, ata kanë pësuar golin e parë dhe aty ndryshoi plotësisht sfida pasi tentativat për të thumbuar para, bënë që të linin hapësira të tjera mbrapa që u shfrytëzuan më së miri nga britanikët të cilët shënuan edhe dy herë të tjera.

Ndërkaq, Dobra la ekipin me 10 lojtarë në minutat e fundit pas një kartoni të kuq, duke qenë kështu një mungesë e sigurt për skuadrën në sfidën ndaj Kosovës që mbyll grupin ku kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e parafundit.

sdfsdfsdsdfdsfff

ANGLI U21-SHQIPËRI U21 3-0
45′, 66′ Balogun, 77′ Arçer

NGJARJET KRYESORE

80’ Çelhaka dhe Muçi lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Sylës dhe Bebeziqit.

79’ Dobra merr kartonin e dytë të verdhë të sfidës dhe lë ekipin me 10 lojtarë në minutat e fundit.

77’ GOOOL Anglia. Arçer, i cili hyri në fushë në vend të Balogun, shënon edhe golin e tretë për britanikët.  

74’ Dojl ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Toçit.

72’ Kraja lë fushën e lojës, në vend të tij aktivizohet Toçi.

71’ Bajrami me një ndërhyrje vendimtare bllokon gjuajtjen e Gomes dhe shmang golin e tretë.

70’ Balogun ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Selmanin.

69’ Pas një goditje këndi është Karrica ai i cili tenton portën, sfera fluturon jashtë.

68’ Muçi provon të kthejë në lojë Shqipërinë me një gjuajtje në hyrje të zonës, Bursik pret në pozicion.

66’ GOOOL Anglia. Harkim në zonë për Balogun i cili nuk e ka të vështirë nga një distance e afërt që të shtyjë përsëri topin në rrjetën e portës së Pujës.

60’ Karrica dhe Cara hyjnë në fushën e lojës në vend të Ismajlgecit dhe Rrapajt.

49’ Edhe Rrapaj ndëshkohet me të verdhë duke ndalur në mënyrë të parregullt Gordon, një rrezik konstant për prapavijën kuqezi.

47’ Dobra ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Gordon.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Anglisë.

45’+2’ Pas një goditje këndi të Ismajlgecit, Selmani tenton me kokë, por nuk gjen portën e vendasve.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45′ GOOOOL Anglia! Britanikët gjejnë rrjetën me Balogun, i cili kishte qenë i izoluar mirë deri tani nga prapavija kuqezi. Selmani gabon një largim dhe Smith Rou merr topin duke ia pasuar Balogun, i cili nuk e ka të vështirë të shtyjë sferën në rrjetë.

anglia

41’ Dojl është përsëri ai që tenton nga distanca me goditje dënimi, por Puja sheh topin të kalojë lart mbi traversë.

40’ Selmani është i ndëshkuari i parë më të verdhë i sfidës, pas një faulli ndaj Smith Rou.

39’ Dojl provon të gjejë golin me një gjuajtje nga distanca, por harkon topin mbi traversë.

34’ Një harkim shkon në zonë për Gomes, por gjuajtja e sulmuesit anglez fluturimthi nuk ka shënjestrën e duhur dhe sfera përfundon larg portës.

24’ Shqipëria ka një mundësi të mirë pas një largimi të keq të portierit Bursik, me Krajën i cili tenton portën. Por gardiani i anglezëve kthehet dhe eviton më të keqen duke ndalur sferën.

17’ Smith Rou tenton me kokë pas një harkimi të Gordon, por dërgon sferën jashtë portës.

13’ Është përsëri Puja i cili ndalon Gordon, duke evituar rreziqe në katërkëndorin kuqezi.

6’ Drithërima në portën shqiptare, pasi një tentativë e Gomes përfundon në shtyllë.

2’ Puja detyrohet menjëherë të bëjë një pritje ndaj gjuajtjes së Gordon.

1’ Nis takimi në stadiumin e Çesterfilld.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA U21: Bursik, Spens, kresuell, Harud-bellis, Xhonson, Xhouns, Smith Rou, Dojl, Gomes, Balogun, Gordon.
Trajner: Li Karslei

SHQIPËRIA U21: Puja, A. Marku, Selmani, Bajrami, Mitaj, Çelhaka, Kraja, Rrapaj, Dobra, Ismajlgeci, Muçi.
Trajner: Alban Bushi

ang ship

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"