VIDEO/ Fshesën në dorë dhe topin në kosh, Limaj i Kukësit dhuron spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 17:04

VIDEO/ Fshesën në dorë dhe topin në kosh, Limaj i Kukësit dhuron spektakël

Si shumë njerëz të tjerë edhe mesfushori i Kukësit, Vesel Limaj është i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të Konoravirusit.limaj

Megjithatë ndonëse është larg fushave të lojës, lojtari i verilindorëve e ka të vështirë të ndahet nga futbolli dhe aq më tepër nga topi.

23-vjeçari së fundi i është bashkuar sfidës “gol në shtëpi”, teksa ndryshe nga të tjerët ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të shënuar gol.

Limaj në një video të postuar nga Kukësi në faqen zyrtare, shihet teksa mban një fshesë në dorë dhe sapo e shikon topin e merr atë dhe e gjuan në mënyrë spektakolare, duke e futur menjëherë në kosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"