VIDEO/ Frederik Veselit i “vjedhin” golin, klubi i shkarkon trajnerin që fitoi “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 20:40

VIDEO/ Frederik Veselit i “vjedhin” golin, klubi i shkarkon trajnerin që fitoi “Topin e Artë”

Frederik Veseli ka qenë i pafat sot në ndeshjen e Beneventos së tij ndaj Venecias, pasi përtej humbjes 1-2 të skuadrës në shtëpi, nuk ka mundur t’i gëzohet plotësisht një goli. Mbrojtësi shqiptar mendoi se kishte qenë ai që kishte dërguar topin në rrjetë për skuadrën e tij, por më pas autorësia e golit i kaloi një shoku të skuadrës.

veseli

Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, pas një goditje nga këndi, Veseli goditi me kokë dhe topi po shkonte drejt rrjetës, por Tello e devijoi para portierit. Nndaj ishte ai që i dha drejtimin e fundit topit dhe kështu goli i barazimit 1-1 u cilësua i tij, me Veselin që mori meritën e asistit.

Gol që gjithsesi nuk mjaftoi pasi sfida u mbyll 1-2 dhe Benevento regjistroi humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit, duke mbetur në vendin e parafundit në renditjen e Serisë B. Kjo solli edhe vendimin e drejtuesve për shkarkimin e trajnerit Fabio Kanavaro për mungesë rezultatesh. Ish-fituesi i “Topit të Artë”, ndonëse kishte shkëlqyer si trajner në Kinë, nuk ishte në gjendje të arrinte suksese me skuadrën e Serisë B që rrezikon seriozisht rënien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"