VIDEO/ Forma e shkëlqyer e Elis Bakajt, shqiptari merr çmimin e rëndësishëm në Bjellorusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2019 | 18:05

VIDEO/ Forma e shkëlqyer e Elis Bakajt, shqiptari merr çmimin e rëndësishëm në Bjellorusi

Forma e shkëlqyer në Bjellorusi, me ekipin e Shahtjor Soligorskut, tashmë është shpërblyer për Elis Bakajn.

elis bakaj

Sipas një votimi nga vetë gazetarët sportive, shqiptari u zgjodh lojtari më i mirë i muajit prill, duke marrë 33 pikë nga 44 të mundshme. Në garë bashkë me Bakajn ishin edhe Vitali Kvashuk nga ekipi i Gomel, Pavel Nekhaiçik nga Dinamo Brest, dhe Aleksander Makas nga Isloç.

Votimi që u bë nga Shoqata e Federatës Bjelloruse të Futbollit, e ku morën pjesë gazetarë të 11 mediave sportive, llogaritej kështu: 4 pikë për vendin e parë, që gazetarët e mendonin si lojtarin më të mirë, 3 pikë për vendin e dytë, 2 për vendin e tretë dhe vetëm 1 pikë për vendin e fundit. Nga votimi, Bakaj mori 33 pikë nga 44 të mundshme, më shumë se çdo lojtar tjetër këtë sezon, dhe kështu u zgjodh lojtari më i mirë i muajit prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"