VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi për Laçin, mund me përmbysje Vllazninë dhe konfirmohet si pretendent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2023 | 0:06

VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi për Laçin, mund me përmbysje Vllazninë dhe konfirmohet si pretendent

Laçi ka fituar ndeshjen e dytë radhazi me Bejzaden në stol, kësaj radhe duke mundur Vllazninë në shtëpi me rezultatin 2-1.

Laci Tresa

Sfida nisi më mirë për shkodranët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 3’ falë Boshnjakut. Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan duke provuar shumë herë, me golin që erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë me Soboualej.

Pjesa e dytë foli sërish për kurbinasit të cilët provuan shumë, deri sa gjetën rrjetën me Ledjo Tresën, 18-vjeçari i cili erdhi nga stoli dhe realizoi një supergol.

Kështu Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, teksa konfirmon veten si pretendent për titull pas katër javëve të luajtura. Nga ana tjetër Vllaznia zbret në vendin e pestë me 5 pikë.

REZULTATI:

LAÇI 2-1 VLLAZNIA

Soboualej 45+6′, Tresa 72′ / Boshnjaku 3′

KOMENTI LIVE:

90+9′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Laçit!

90+7′ Bibo dhe Boshnjaku përplasen në fushë me njëri-tjetrin dhe gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

90+3′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Soboualej dhe në vendin e tij futet Bibo.

90+2′ Tresa hyn sërish në zonë, por kësaj radhe Qarri ndal gjuajtjen e 18-vjeçarit.

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

85′ Tresa provon me një gjuajtje brenda zonës, e cila shkon mbi kuadrat.

82′ Boshnjaku hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por Dajsinani arrin ta kontrollojë.

81′ Asani proteston ndaj arbitrit dhe ky i fundit e ndëshkon me karton të verdhë.

79′ Migen Memelli ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protestave të vazhdueshme.

74′ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia. Largohen Mala dhe Pusi, në vendet e tyre futen Çoba dhe Beci.

72′ GOOOL LAÇI 2-1/ Tresa lëshon një predhë nga distanca dhe e çon topin në trekëndësh. (VIDEO)

65′ Ujka godet dhe Soboualej tenton ta devijojë, por topi shkon jashtë kuadratit.

63′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Hakaj dhe në vendin e tij futet Asani.

62′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Melo dhe në vendin e tij futet Tresa.

56′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mjaki dhe në vendin e tij futet Silva.

55′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Çeshmedjiev dhe në vendin e tij futet Alivoda.

53′ Soboualej ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Qarrit.

48′ Mjaki hyn brenda zonës dhe godet, por topi shkon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+7′ Mbyllet pjesa e parë!

45+6′ GOOOL LAÇI 1-1/ Një skemë nga lojtarët kurbinas, që finalizohet me goditjen e Soboualej që shkon në rrjetë. (VIDEO)

45+4′ Krymi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45+3′ Barjamaj godet brenda zons, por Qarri i mohon sërish golin kurbinasve.

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

41′ Mjaki lëshon një gjuajtje potente nga brenda zonës, por Qarri tregohet i vëmendshëm duke e ndalur. (VIDEO)

36′ Balaj proteston ndaj arbitrave dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

35′ Dajko shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ Soboualej hyn bukur në zonë dhe godet, por Qarri arrin të ndalë tentativën e sulmuesit të Laçit.

28′ Ujka provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

20′ Dajko provon me kokë, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

3′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Boshnjaku godet me kokë dhe ndëshkon portierin Dajsinani. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Laç!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kurti, Qato, Kryeziu, Manellari, Barjamaj, Ujka, Melo, Soboualej.

Trajner: Skerdi Bejzade

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Çeshmedjiev, Mala, Gruda, Balaj

Trajner: Migen Memelli

Gjyqtar: Andi Koçi

WhatsApp Image 2023-09-19 at 14.57.10

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"