VIDEO/ Fitore për ditëlindje, Partizani mund Kamzën dhe e parakalon në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 17:42

VIDEO/ Fitore për ditëlindje, Partizani mund Kamzën dhe e parakalon në renditje

Partizani arriti një fitore të rëndësishme ditën e sotme, përballë Kamzës në kryeqytet. Sfida u vendos vetëm në pjesën e parë, me golat e shpejtë që erdhën që brenda 25 minutave të para.

partizani kamzaa

Golin e parë e shënoi Asani, i cili pas një ngatërrese të portierit Gjonikaj, doli i vetëm me portën dhe shënoi qetësisht. Ishte po Asani, që pas një aksioni model të demave, shënoi edhe të dytin. Për miqtë ngushtoi shifrat Plaku, menjëherë pas golit të dytë të Asanit, por vetëm kaq.

Partizani arriti kështu një fitore në ditën e ditëlindjes së 72-të, dhe me këto tri pikë, arriti të parakalonte Kamzën në renditje.

 

partizanikamza

 

Partizani – Kamza 2-1

GOLAT: Asani 7′, 23′ / Plaku 25′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Partizani – Kamza 2-1

90’ 4 minuta shtesë.

zguro bardhi

90’ Momente tensioni në Selman Stërmasi. Karton i verdhë për Arabal. Duel nervash edhe mes Zguros edhe Bardhit.

83’ Bardhi ka një tjetër rast të mirë, por këtë herë mbyllet nga mbrojtja.

77’ Milan Culum debuton me Partizanin. Largohet Lukas Kardozo.

75’ Karton i verdhë për Prognin.

70’ Goditje dënimi që e ekzekuton Batha, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

69’ Ndreu largon Lelis nga fusha e lojës. Fut një mesfushor, Mumajesin.

63’ Karton i verdhë për të sapo futurin në lojë, Filin.

60’ Raçiç lë fushën e lojës. Ndreu aktivizon Rezin.

59’ Largohet autori i dy golave, Asani. Në fushë futet Abdurrahimi.

bardhi

57’ Bardhi shpërdoron rastin e artë, i vetëm me portierin Gjonikaj e çon topin mbi trupin e tij, por topi për çudi përfundon jashtë.

trashi

49’ Trashi lëshon një goditje fantastike nga një faull pranë zonës së Kamzës, por vetëm trau i portës e ndal.

46’ Nga një zëvendësim për të dy ekipet. Largohet Telushi për të kuqtë, në lojë Mala. Për Kamzën Ndreu largon Idrizajn, futet ish-i i të kuqve, Realdo Fili.

partizani kamza1

46’ Rinis loja.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani – Kamza 2-1

45’ 1 minutë shtesë nga arbitri i katërt.

36’ Plaku hedhe një krosim, por topi shkon rrezikshëm drejt portës. Gjithsesi, pret i sigurt Alban Hoxha.

35’ Duel mes Telushit dhe Raçiç në mesin e fushës, gjyqtari jep faull për Kamzën.

plaku

25’ GOOOL Plaku. Sulmuesi shënon shumë shpejt, dhe ndëshkon ish-skuadrën. Krosimi i Idrizaj shfrytëzohet mjaft mirë nga Plaku, që me kokë ndëshkon Hoxhën.

asani

23’ GOOOL Asani. Një aksion model, ku Lukas Kardozo jep një asist në mes të qendrës së mbrojtjes së Kamzës, dhe Asani vetëm përballë Gjonikajt nuk fal.

partizanii

6’ GOOOL Asani. Portieri Gjonikaj ngatërrohet pasi topi i krosuar nga Bardhi bie në traversë, dhe kthehet tek Asani që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë.

1’ Nis takimi në kryeqytet.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Asani, Telushi, Batha, Lukas Kardozo, Progni, Bardhi. Trajner: Dalipi

Kamza: Gjonikaj, Zguro, Frashëri, Lelis, Kuqo, Arrabal, Imeri, Idrizaj, Plaku, Fukui, Raçiç. Trajner: Ndreu

Gjyqtar: Andi Koçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"