VIDEO/ Fitore nervoze ndaj Luftëtarit, Skënderbeu vazhdon luftën për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 0:01

VIDEO/ Fitore nervoze ndaj Luftëtarit, Skënderbeu vazhdon luftën për Europën

Skënderbeu mori 3 pikë të vyera ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Korçarët i falen Blerim Krasniqit, i cili siguroi fitoren për bardhekuqtë 15 minuta nga fundi.krasniqi gol

Parashikimi i trajnerit Ilir Daja se ndeshja me bluzinjtë do të ishte e vuajtur rezultoi e saktë. Portieri Shala dhe pasaktësia e Bregut, Krasniqit dhe Mensah e vështirësuan shumë fitoren e korçarëve.

Pas javës së 34-t, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 54 pikë duke treguar se Europa është një objektiv që mund të arrihet.

FT: LUFTËTARI-SKËNDERBEU 0-1
Krasniqi 75′

90′ Mbyllet komplet sfida. Skënderbeu fiton me shumë vuajtje ndaj Luftëtarit. Skuadra e Ilir Dajës nuk heq dorë nga Europa. 

75′ GOOOL! Luftëtari-Skënderbeu 0-1! Krasniqi gjen golin pas shumë rasteve të shpërdoruara të korçarëve. Gjirokastritët rezistojnë për 75 minuta. Sulmuesi gjuan saktë me kokë pas krosimit të Gripshit. Krasniqi shfryn i nervozuar.

65′  Panik te Skënderbeu. Koliçi lë portën dhe Luftëtari del në kundërsulm dhe tenton të përfitojë. Jashanica shpëton skuadrën në momentin e duhur.

56′ Skënderbeu shpërdoron raste pa fund. Bregu gjuan dhe topi fluturon ngjitur me shtyllën e dytë.

55′ Bruno Dita nuk u beson syve. Mesfushori merr kros perfekt nga goditja e dënimit, portieri del nga porta, por futbollisti kryeqytetas gjuan mbi portë.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+2 Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu ndalet nga shtylla, Luftëtari reziston mirë.

45’+1 Tronditet sërish porta e Luftëtarit. Topi ndalet nga shtylla.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Skënderbeu i afrohet golit me Mensah. Loja ndalet menjëherë. Futbollisti i Luftëtarit Isufi lëndohet gjatë aksionit në dorën e djathtë. Futbollisti largohet me autoambulancë.

37′ Bregu fiton faull për Skënderbeun. Gripshi gjuan, topi bllokohet nga muri mbrojtës i Luftëtarit.

33′ Dita provon me kokë, por goditja e tij shkon mbi traversën e skuadrës gjirokastrite.

32′ Gripshi pason për Mensah, por futbollisti i Skënderbeut nuk gjen dot hapësirë të godasë.

26′ Krasniqi i afrohet portës kundërshtare, por ndalet saktë nga mbrojtësi i Luftëtarit.

23′ Gol për miqtë, por gjyqtari e anulon. Krasniqi shtyn Isufin dhe shënon. Veprimi i saktë nga ana e gjyqtarit. 

22′ Faull për gjirokastritët. Mensah ndërhyn nga pas ndaj Hysenit.

20′ Krasniqi tenton të gjuajë, por bllokohet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

13′ Provon Gresild Lika nga jashtë zone, por goditja e tij nuk shkon në kuadrat.

1′ Fillon sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi, Malaj, Hyseni, Puci, Alinani, Lika, Mehmetllari, Çelaj. Trajner: Neritan Novi.

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Gripshi, Taipi, Mara, Bregu, Krasniqi, Mensah. Trajner: Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"