VIDEO/ Fitore dramatike në Shkodër, Çoba me prekjen e parë i jep tre pikët Vllaznisë përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 0:09

VIDEO/ Fitore dramatike në Shkodër, Çoba me prekjen e parë i jep tre pikët Vllaznisë përballë Teutës

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Teutën në sfidën e vlefshme të javës së 23-të të kampionatit.

bandicam 2024-02-10 18-44-02-119

Përballja nisi me një ritëm të ulët, teksa rasti i parë i rrezikshëm ishte momenti kur shkodranët kaluan në avantazh me anë të Grudës, goli i të cilit u verifikua nga VAR.

Baraspesha erdhi vetëm në vendin e dytë me Arifin në minutën e 72’, teksa në minutën e 83’, ishte Çoba, i cili me prekjen e parë të topit i dha fitoren shkodranëve.

Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta vazhdon në vendin e parafundit me 21 pikë.

REZULTATI:

VLLAZNIA 2-1 TEUTA

Gruda 26′, Çoba 83′ / Arifi 72′

NGJARJET KRYESORE:

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Vllaznisë!

90+6′ Qarri ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Gruda dhe në vendin e tij futet Beci.

86′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Gjinollari dhe në vendin e tij futet Preloshi.

85′ Daci ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ GOOOL VLLAZNIA 2-1/ Çoba merr një top në zonë dhe me të djathtën ndëshkon Vatën. (VIDEO)

82′ Dy zëvendësime te Vllaznia. Largohen Boshnjaku dhe Smajli, në vendet e tyre futen Gomesh dhe Çoba.

72′ GOOOL TEUTA 1-1/ Arifi godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë, me Qarrin që pengohet nga balta për t’u hedhur. (VIDEO)

66′ Gjini shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Vllaznia provon me një krosim nga goditja e dënimit, por rreziku pastrohet nga zona e Teutës.

58′ Jazxhi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Peposhi dhe në vendin e tij futet Fuast.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

35′ Karton i verdhë për Smajlin pas një ndërhyrje të gabuar.

26′-29′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Balaj godet me kokë dher Vata e ndal. Më pas Stojanoviç pason për Grudën që e çon në rrjetë. Anësori e akordon të parregullt, por më pas ishte VAR-i që konfirmoi se çdo gjë ishte e rregullt. (VIDEO)

25′ Kotobelli shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

14′ Daci provon me një gjuajtje brenda zonës, që ndalet nga Qarri. Gjithsesi aksioni ndalet për një pozcion të parregullt.

1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Gjinollari, Arifi, Peposhi, Çyrbja, Daci.

Trajner: Edi Martini

121315

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"