VIDEO/ Fantastik Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares i shënon gjigantëve të PSV-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:43

VIDEO/ Fantastik Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares i shënon gjigantëve të PSV-së

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, është duke kaluar një moment fantastik te skuadra e Viteses në kampionatin holandez. 19-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 4-t të sfidës që është duke u luajtur ndaj gjigantëve të PSV-së.

bandicam 2021-02-21 16-51-19-526

Pas asistit të Dasa, Broja nuk fali duke goditur saktë brenda zonës dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, në një transfertë tepër të vështirë, përballë një ndër skuadrave më të mira të kampionatit.

Ky ishte goli i tetë në kampionat për sulmuesin e Kombëtares, i cili është shndërruar në një lider te Vitese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"