VIDEO / Enis Bardhi si Nejmar, sherr për të ekzekutuar një goditje dënimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 10:37

VIDEO / Enis Bardhi si Nejmar, sherr për të ekzekutuar një goditje dënimi

Ndonëse është një lojtar i ri dhe ka pak muaj në futbollin spanjoll, Enis Bardhi ka treguar menjëherë dëshirën për të qenë protagonist me fanellën e Levantes. Që tani ai cilësohet si një nga ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit në Spanjë dhe kjo e ka bërë atë objekt të një polemike me shokun e tij të skuadrës, Ivi, në një moment të ngjashëm me atë mes Kavanit dhe Nejmar te PSG.

bardhi

Në minutën e 88 të ndeshjes mes Levantes dhe Real Sociedad, kur rezultati ishte 2-0 për Levanten, Jorente shkaktoi një faull para zonës së Real Sociedad. Të gjithë prisnin që atë të ekzekutonte Bardhi, edhe publiku thërrite emrin e tij.

bardhi ivi

Por shoku i tij i skuadrës, Ivi, i shihte gjërat ndryshe dhe mori topin për të gjuajtur vetë. Bardhi insistoi dhe pas një debati mes të dyve, arriti të merrte sferën dhe të ekzekutonte goditjen e dënimit. Gjuajtja e tij ishte perfekte dhe mesfushori shënoi golin e tretë për ekipin e Levantes duke vulosur rezultatin përfundimtar të sfidës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"