Alberto Akuliani ka deklaruar ditën e sotme se ky ishte sezoni i tij i fundit, dhe tashmë ka varur këpucët në gozhdë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, 34-vjeçari ka deklaruar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Ai tregon për ndjekësit e tij se ky është një vendim i marrë për të mirën e tij.
Akuilani prej një viti qëndronte pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Las Palmas, në Spanjë. Italiani ka qenë pjesë e Romës për 6 sezone nga 2003 deri në 2009, ku më pas u largua në drejtim të Liverpulit. Pas 2 viteve në Angli, ai u rikthye përsëri në Itali, ku luajti i huazuar për një sezon tek Juventusi, dhe një sezon tjetër tek Milani në sezonin 2011-2012.
Pas kësaj periudhe ai u transferua tek Fiorentina dhe pas tre vitesh u largua tek, Sporting Lisbona, me të cilët qëndroi 1 vit. Pas aktivizimit me Peskara, Sasuolo dhe së fundmi me Las Palmas, a ii ka dhënë fund futbollit të luajtur.