VIDEO EKSKLUZIVE/ Masat për koronavirusin te Vllaznia, ja si ua matin temperaturën lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 17:23

VIDEO EKSKLUZIVE/ Masat për koronavirusin te Vllaznia, ja si ua matin temperaturën lojtarëve

Në Shqipëri nga dita e djeshme kanë nisur stërvitjet dhe skuadrat po përgatiten për rifillimin e kampionatit.

pjimage (3)

Për rifillimin e stërvitjes, ka edhe një protokoll sigurie, me klubet që duhet të zbatojnë disa masa të vendosura. Pikërisht kjo gjë ndodh edhe te Vllaznia, me klubin që po mundohet të zbatojë të gjitha masat.

“Panorama Sport”, ka siguruar një video ekskluzive, ku shihet si ju matet temperatura futbollistëve të skuadrës kuqeblu.

Vllaznia vazhdon të stërvitet, ndonëse trajneri Mirsad Jonuz ende nuk është bashkuar me skuadrës, pasi ndodhet ende në Maqedoninë e Veriut, teksa stërvitja është drejtuar nga zv. trajneri Safet Qosja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"