VIDEO/ E djathta vrastare, shqiptari i Kosovës i shënon supergol rivalit të Tiranës në “Play-Off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 20:17

VIDEO/ E djathta vrastare, shqiptari i Kosovës i shënon supergol rivalit të Tiranës në “Play-Off”

Benjamin Kololli e ka nisur me gol fantastik sezonin e ri në Zvicër. Futbollisti i Kosovës shënoi që në minutën e 5-të në sfidën ndaj kampionëve të Jang Bojs, që në 1 tetor do të ndeshen me Tiranën në “Play-Off”-in, e Ligës së Europës.

Kololli_GETTY

Kololli, i cili aktivizohet me Zyrih, goditi fort në hyrje të zonës, duke u koordinuar mjaft mirë. Gjithsesi goli i kosovarit u barazua nga Jang Bojsi në minutën 24, me autor Mamimbin.

Kampionët e Zvicrës përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, ndërkohë që Zyrih mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kryeziut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"