VIDEO / Dy gola dhe një penallti e pritur, Shpresat kuqezi fitojnë dhe argëtojnë përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2021 | 20:11

VIDEO / Dy gola dhe një penallti e pritur, Shpresat kuqezi fitojnë dhe argëtojnë përsëri

Përfaqësuesja Shpresa ka mundur sot bashkëmoshatarët e Sllovenisë me shifrat 2-0 në ”Elbasan Arena” duke marrë një sukses të shkëlqyer në rrugëtimin e kualifikuesve të Europianit.

u21 shqiperia

Pas një pjese të parë ku ishin sllovenët që dominuan, fraksioni i dytë i lojës ishte plotësisht i ndryshëm, me ekipin kuqezi që ngulmoi që në start për të gjetur golin. Ai erdhi me anë të një aksioni në krahun e majtë me Karricën i cili dërgoi topin në rrjetë me një diagonale të fortë. Më pas, ishte Dobra me një gjuajtje me kokë ai i cili çoi sferën në rrjetë dhe dyfishoi shifrat

Kuqezinjtë menduan të rrezikonin sa më pak pasi sllovakët shtuan trysninë para portës së Tafas, por ky i fundit ishte i pakalueshëm, duke pritur edhe një penallti në fund, për të mbrojtur një fitore që mban Shqipërinë në vendin e dytë në grup me 9 pikë, po aq sa Republika Çeke e vendit të parë.

U21 Shqipëri-U21 Slloveni  2-0
52′ Karrica, 58′ Dobra

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Shpresave kuqezi.

90’+4’ Marku ndalon në mënyrë të parregullt Tiçiç dhe shkakton penallti. Svetlin shkon te pika e bardhë dhe gjuan por Tafas është i pakalueshëm dhe grushton.

90’+2’ Në fushë edhe Vangjeli në vend të Çelhakës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Selmani devijon në momentin e fundit një pasim të rrezikshëm në zonë nga e majta e sulmit slloven.

86’ Casar gjuan nga rreth 30 metra, Tafas fluturon dhe devijon sferën në fundore.

80’ Lakti ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas vetëm pak çastesh në lojë.

77’ Ndryshim i dyfishtë te kuqezinjtë. Muçi dhe Karrica largohen nga fusha për t’i bërë vend Carës dhe Laktit.

74’ Svetlin mundohet të gjejë në befasi Tafas nga e majta, portieri reagon mirë duke ndalur gjuajtjen e tij në shtyllën e parë.

73’ Provon edhe Muçi nga jashtë zonës, këtë herë nuk gjen katërkëndorin e sllovenëve.

70’ Goditje e fortë e Svetlin në zonë, topi devijohet dhe përfundon jashtë.

69; Karton i verdhë për Muçin.

68’ Bushi i jep hapësirë të riut Toçi, duke larguar nga fusha Dobrën.

67’ Kuqezinjtë janë me fat në këto momente, pasi gjuajtja e Matko ndalet nga shtylla në të majtë të Tafas.

58’ Vjen goli i dytë me Dobrën i cili tund rrjetën me një goditje të shkëlqyer me kokë pas asistit perfekt të Ndreckës.


52’ Supergol i Karricës. Shqipëria në avantazh pas një aksioni të nisur nga Mitaj në të majtë.

51’ Edhe Matko ndëshkohet për miqtë pas ndërhyrjes kundër Mitajt.

49’ Dy aksione radhazi të kuqezinjve me Muçin, i cili gjithsesi nuk arrin të gjejë pasimin e fundit për Karricën në zonë për të rrezikuar portën kundërshtare.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.

45’+2’Mbyllet pjesa e parë e sfidës.

45’+2’ Pas këndores së radhës, Bosilj me kokë tenton portën, por dërgon sferën mbi traversë.

45’+1’ Svetlin i vjedh topin Markut dhe hyn në zonë duke tentuar portën, devijimi i Selmanit çon sferën në fundore.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Harkim nga e majta e sulmit slloven në shtyllën e dytë, Mitaj në momentin e fundit largon sferën para se Matko të gjuante në portë.

43’ Panik në zonë kuqezi, me topin që endet paera portës derisa Pëllumbi largon sferën.

41’ Karton i verdhë edhe për Dobrën për një faull në mesfushë.

38’ Karton i verdhë për Bosijl të Sllovenisë për një kërcim me dorën e hapur në fytyrën e Selmanit.

35’ Gjuajtje e fortë e Begiç me të djathtën nga rreth 20 metra, Tafas pret në dy kohë topin.

27’ Pas një goditje nga këndi, kuqezinjtë nuk reagojnë dhe i japin mundësinë kundërshtarëve të gjuajnë në portë. Tafas me një grushtim spektakolar shpëton portën.

26’ Bosijl nga e djathta shfaqet para Tafas dhe gjuan në portë por devijimi i portierit dhe më pas i Pëllumbit çon sferën në këndore

18’ Rritet trysnia e Sllovenisë me harkime nga krahët, sidomos në të djathtë duke vënë në vështirësi Mitajn.

14’ Aksion në krahun e majtë për kuqezinjtë. Karrica mundohet të pasojë për Ndreckën në qendër por topi nuk arrin te mbrojtësi i kthyer në mesfushor të majtë në këtë duel.

5’ Aksion i shpejtë i kuqezinjve i nisur nga Mitaj me Karricën i cili jep topin në të djathtë për Dobrën. Ky i fundit provon të gjuajë në zonë, por nuk gjen katërkëndorin.


4’ Svetlin shpërthen në të djathtën me shpejtësi dhe nis topin në qendër, Tafas kontrollon në pozicion.

3’ Shfaqen rrezikshëm sllovenët në një goditje nga këndi, harkimi në zonë grushtohet nga Tafas jo pa vështirësi.

1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena” në reshje të dendura shiu.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Mitaj, Dobra, Çelhaka, Asllani, Ndrecka, Muçi, Karrica
Trajner. A. Bushi

Sllovenia: Turk, Spanring, Stojanoviç, Laci, Pavloviç, Casar, Zabukovnik, Svetlin, Matko, begiç, Bosilj.
Trajner: M. Açimoviç

shqiepria

sllovenia

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"