VIDEO/ “Duhet ta ndalojmë këtë m** ndeshje”, situatë kaotike në Greqi, Muriqi i kërkoi gjyqtarit ndërprerjen e sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 22:33

VIDEO/ “Duhet ta ndalojmë këtë m** ndeshje”, situatë kaotike në Greqi, Muriqi i kërkoi gjyqtarit ndërprerjen e sfidës

Situatë e paprecedentë u regjistruar në minutën e 71-të, ku pas golit të shënuar nga Greqia, ndeshja u ndërpre për disa minuta, për shkak të sulmeve aspak të hijshme të tifozëve grekë ndaj atyre të Kosovës, teksa disa prej tyre u futën në fushë, në momentin e realizimit.

Muriqi

Vendasit kanë lëshuar sende të forta dhe flakadanë, në tribunën ku ishin të vendosur “Dardanët”, teksa ky fakt ka irrituar tej mase futbollistët dhe stafin teknik të Kosovës.

Screenshot_26-5-800x450

Teksa gjyqtari vendosi që ndeshja të ndërpritej për disa minuta deri sa situata u qetësua, në fushë shiheshin futbollistët e Kosovës, që diskutonin më gjyqtarin dhe zyrtarët e tjerë.

 

”Ky është futboll jo luftë. Nëse duhet ta ndalojmë këtë ndeshje, duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshje.” dëgjohen fjalët e Muriqit, teksa evidenton sulmet e tifozëve.

Screenshot_25-6

Gjatë gjithë takimit ka pasur thirrje të koreve raciste të tifozëve grekë të cilët edhe kanë hedhur sende në fushë. Për më tepër shikoni videot:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"