VIDEO/ Dopio-Vinicius! Reali mposht me “tris” Liverpulin, anglezët i gëzohen golit në fushë kundërshtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:53

VIDEO/ Dopio-Vinicius! Reali mposht me “tris” Liverpulin, anglezët i gëzohen golit në fushë kundërshtare

Reali i Madridit ka triumfuar në aktin e parë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Liverpulin, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Vinicius.Lucas.Vazquez.Real.Madrid.2020.21.750x450

Madrilenët që në fillim u shfaqën më kërkues, duke krijuar disa raste për shënim, por goli do të vinte në minutën e 27’, kur Vinicius Zhunior merr një asist perfekt nga Kors, teksa shkëputet drejt zonës së Realit dhe ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. 9 minuta më vonë ishte Asensio, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtjen e Liverpulit, për të dyfishuar shifrat.

Pjesa dytë nis vrullshëm për Liverpulin, që krijon disa raste të njëpasnjëshme dhe ia del të shenjej në minutën e 50, me Salah. Pas kësaj, Reali reagoi menjëherë duke krijuar raste, ndërsa ishte përsëri Vionicius, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e ndeshjes, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Reali merr një fitore shumë të rëndësishme, duke shkuar i qetë për ndeshjen e kthimit, ndërsa Liverpuit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gëzohet me golin në fushë kundërshtare.

FT| Real Madrid-Liverpul 3-1

Vinicius Zhunior 27′, 65′, Asensio 36’/ Salah 50′


FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: (4-3-3) Kurtua, Militao, Naço, Mendi, Vaskez, Kros, Mordiç, Kasemiro, Vinicius Zhunior, Asensio, Benzema. Trajner: Z. Zidan.

LIVERPUL: (4-3-3) Alison, Fabinjo, Kabak, Robertson, Arnold, Keita, Vajnaldum, Filips, Zhota, Salah, Mane. Trajner. J. Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"