VIDEO/ Ditëlindja e çmendur, talenti i Barcelonës sherr dhe faturë… 15 mijë euroshe

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 12, 2018 | 10:55

VIDEO/ Ditëlindja e çmendur, talenti i Barcelonës sherr dhe faturë… 15 mijë euroshe

Festë dhe shpenzime të çmendura. Në Madrid u detyrua të ndërhyjë edhe policia për të vendosur paqen mes pronarëve të një diskoteke dhe Munir El Hadadit, sulmuesit të talentuar të Barcelonës, që fundjavën e kaluar festoi 23-vjetorin.

munir

Sipas raportimit të katalanases “Mundo Deportivo”, vendi i zgjedhur për festën ka qenë diskoteka “Tiffany’s”, në kryeqytetin e Spanjës. Në përfundim të mbrëmjes, pas shtatë orësh festimesh, lojtarit iu dha llogaria: 16.000 euro! Munir, i habitur, refuzoi të paguante. Hynë në “lojë” pronarët e lokalit, duke i kujtuar marokenit sa ishte porositur, por ky i fundit ka kundërshtuar faturën.

Në fund policia, e telefonuar nga përgjegjësit, qetësoi situatën dhe në fund Munir u dorëzua. Pagoi gjithçka me një skonto prej 1.000 eurosh. Një datëlindje e paharrueshme dhe… e kushtueshme.





www.minuta90.com