VIDEO/ Dita e festës kthehet në makth për Dormtundin, e mund Shtutgarti dhe humb vendin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 21:21

VIDEO/ Dita e festës kthehet në makth për Dormtundin, e mund Shtutgarti dhe humb vendin në Champions

Borusia Dortmund kishte përgatitur sot një festë të madhe, pasi përkujtohej 50 vjetori i stadiumit legjendar “Westfalenstadion”, i cili që nga viti 2005 quhet “Signal Iduna Park”. Por mbi 81 mijë të pranishmit sot kanë parë se si festa u kthye shpejt në makth përballë Shtutgartit.

dortmund

Miqtë vinin me qëllimin për të përforcuar pozitat e tyre në renditje dhe përballë vendasve që  rrezikuan rrallëherë, ia dolën të gjenin golin me Girasi në minutën e 64-t të takimit. Ky ishte goli i 24-t i kampionatit për futbollistin nga Guinea, duke qenë pas vetëm Herri Kejn në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të Bundesligës.

Ai gol i mjaftoi Shtutgartit për të fituar duelin, ku vendasit rrezikuan rrallëherë të gjenin barazimin. Kështu, miqtë siguruan tre pikët dhe tashmë e shohin vetën në vendin e tretë, por me po aq pikë sa Bajern Mynih.

Ndërsa Borusia Dortmund, falë humbjes së sotme, kapërcehet nga Laipcigu dhe kështu është në vendin e pestë, jashtë zonës Champions për momentin.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"