VIDEO/ Dinamos i mjafton Patrik Bardhi, blutë marrin pikë të rënda për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 0:10

VIDEO/ Dinamos i mjafton Patrik Bardhi, blutë marrin pikë të rënda për Superioren

Dinamo ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt ngjitjes direkte në Kategorinë Superiore, pasi ka fituar sot me shifrat 1-0 ndaj Besës.

 

homely-light-green-plain-bs9yf7py3z72163f

Skuadra e Dritan Mehmetit ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në sulm ndaj kavajasve, duke iu afruar disa herë golit, të cilin e gjeti vetëm në fundin e pjesës së parë me atë në Patrik Bardhit.

Më pas, ajo administroi mirë lojën, duke thumbuar disa herë para, por pa arritur që të dyfishonte shifrat, e duke lënë të hapur deri në fund sfidën. Megjithatë, kavajasit nuk ia dolën të shënonin në rastet që krijuan e si rrjedhojë, në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Dinamon që “blindon” vendin e dytë në renditje.

DINAMO 1-0 BESA
35′ Bardhi

GOLI I BARDHIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"