VIDEO/ Desh humbi jetën pas aksidentit horror, del diagnoza për 6 herë kampionin e Moto GP-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2022 | 15:53

VIDEO/ Desh humbi jetën pas aksidentit horror, del diagnoza për 6 herë kampionin e Moto GP-së

Mark Markez për pak sa nuk humbi jetën me 6 herë kampionin e botës në Moto GP që pësoi një aksident të tmerrshëm në ditën që u zhvillua gara në Indonezi. Spanjolli po garonte me një shpejtësi prej 180 km/h dhe aksidenti që pati nuk mund të mos ta linte me pasoja.

ma

Markez vuan nga problemi me shikimin pasi ka dëmtuar një nerv të syrit. Gjatë kthimit të tij në Spanjë, 29 vjeçari nuk shikonte mirë.

Diagnozat nxorrën që ai vuante nga diplopia, gjë që e bën atë që t’i shohë gjërat dysh. Kjo nuk është hera e parë që i ndodh, pasi një rast i tillë i ndodhi dhe në vitin 2011.

“Gjatë kthimit në Spanjë, fillova të kisha shqetësime me shikimin dhe vendosa të vizitoja Doktorin Sançez Dalmau. Ai më konfirmoi që ishte një rast i diplopisë”, u shpreh garuesi.

 

LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident horror në Moto GP, 6-herë kampioni i botës rrezikoi jetën pasi fluturoi nga motori

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"