VIDEO/ Delir bardheblu, Tirana thyen Partizanin në stadiumin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 23:50

VIDEO/ Delir bardheblu, Tirana thyen Partizanin në stadiumin e ri

Tirana ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në derbin numër 150, duke thyer kështu mallkimin 5-vjeçar. Golat e Bathës dhe Kobina i dhuruan fitoren skuadrës së Emanuel Egbo në sfidën e dhuruar në “Air Albania”.

Tirana goli ne derbi

Golin e vetëm për Partizanin e realizoi Jurgen Bardhi. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 ndërkohë që në minutat shtesë të ndeshjes, bardheblutë arritën të gjenin golin e fitores me anë të Kobina, duke çuar në delir tifozët, të cilët kishin kaq vite që po e prisnin një triumf në derbi.

Tirana Kobinah

FT| PARTIZANI – TIRANA 1-2

Bardhi 10′ / Batha 8′ , Kobina 90′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90+4′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Torasa, vendin e tij e zë Eni Imami.

90′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Bardheblutë në avantazh. Shënon mesfushori Kobina. Mesfushori ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas heqjes së fanellës. Bardheblutë me 10 lojtarë! 

88′ Tirana provon ta fitojë ndeshjen me Majkëll Ngo, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet dhe shkon në duart e Hoxhës!

83′ E pabesueshme çfarë humbet Bardhi në afërsi të vijës fatale. Pas harkimit të Bitrit, sulmuesi ka bërë më të vështirën duke e nxjerrë topin me kokë jashtë kuadratit!

80′ Ndëshkohet edhe Melo me kartonë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës!

76′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet nga fusha Hyseni, vendin e tij e zë Esin Hakaj.

75′ Celhaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

74′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Hoxhës, pas një karamboli, topi devijohet nga Trashi dhe shkon ngjitur me shtyllën.  Tjetër goditje nga këndi!

73′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës, shtylla e majtë pingule i mohon golin bardhebluve, pas gjuajtjes së Kobina.

67′ Dy zëvendësime. Egbo largon nga fusha Halilin vendin e tij e zë Muçi, ndërkohë që te Partizani largohet Idrizaj, në lojë sulmuesi Braun.

66′ Goditje dënimi për Tiranën, kroson Batha, por topi largohet nga futbollistët e Partizanit.

63′ Goditje këndi për Tiranën, vendimtarje ndërhyrja e Alban Hoxhës që largon rrezikun, teksa topi po shkonte drejt Ngosë.

58′ Momente tensioni në derbi, Majkëll Ngo përplaset me Lorenc Trashin! Gjyqtari Enea Jorgji i ndëshkon me karton të verdhë!

57′ Romero ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Torasës.

55′ Tjetër rrezik në portën e Likës, Hyseni lëshon një gjuajtje drejt portës, por ndalet nga gardiani bardheblu, i cili largon rrezikun në këndore.

50′ Torasa depërton bukur, provon të kombinojë me Ngonë, por nuk merret vesh me sulmuesin bardheblu.

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Solomon, vendin e tij e zë Çinari.

DEKLARATAT NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Trashi: Çështje e vërteta Tirana po na vë shumë në vështirësi, nuk po dalim në lojën tonë.

Hoxhallari: Të kemi më shumë përqendrim në mbrojtje. Lojën e kemi në kontroll dhe duhet të kemi kurajo.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Tjetër mundësi shënimi për Partizanin, me anë të Melos, i cili gjuan me kokë brenda zonës, pas harkimit të Idrizajt, por topi shkon ngjitur me shtyllën.


45′ Akordohen 2 minuta shtesë! 

43′ Mundësi ideale për Partizanin për të përmbysur rezultatin. Romero provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë kuadratit të Likës.

38′ Trashi harkon një top të rrezikshë nga goditja e dënimit, por kontrollon gjithçka Ilion Lika.

37′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bardhit.

36’ Boldor i pakalueshëm në një kundërsulm të Tiranës, duke ndalur si Kobina, ashtu edhe Bathën që po shkonin drejt portës së të kuqve. Futbollisti bardheblu e tepron me mbajtjen e topit. Irritohet trajneri Egbo.

31′ Pranë golit të dytë Partizani me Melon, i cili provon me një gjuajtje drejt portës, por ndalet nga portieri Lika, më pas largohet nga Vangjeli në goditje këndi.

25′ Epërsi e lehtë e Tiranës për sa i përket zotërimit të topit, bardheblutë avancojnë përpara në kërkim të golit.

24’ Partizani përgjigjet me një aksion me kombinime të Melos dhe Trashit, me këtë të fundit që mundohet të harkojë në zonë, por ndalet në pozicion jashtë loje në momentin vendimtar.

22′ Doka kroson në zonë, për Halilin, por ky i fundit nuk godet siç duhet me kokë!

21′ E para goditje nga këndi në këtë derbi ëshhtë për Partizanin.

16′ Ndizet sfida, Hoxhallari provon me një gjuajtje nga distanca, por kontrollon gjithçka portieri Alban Hoxha.

13’ Sfida sheh skuadrat të sulmojnë furishëm në këto minuta me lojën që zhvendoset nga njëra zonë në tjetrën. Spektakël në derbi.

10′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Derbi i çmendur. Zgjat vetëm 2 minuta festa e bardhebluve. Bardhi gjen rrugën e rrjetës duke vendosur baraspeshën.  Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje të Solomon. Gabojnë gjyqtarët! 

8′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida. Batha kalon në avantazh bardheblutë! Pas një asist të Torasës, mesfushori bardheblu nuk fal me kokë duke e dërguar topin në cepin e portës! 

3′ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhallarit!

1′ Ka nisur supersfida, re tymi të shkaktuara nga flakadanët e ndezur nga tifozët. Atmosferë elektrizuese.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo. Trajner: Emuanuel Egbo.

Gjyqtar: Enea Jorgji.

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"