VIDEO/ Danimarka bën surprizën e madhe, bie Zvicra. Pjaniç dopietë me Bosnjën, ja rezultatet në kualifikuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 19:59

VIDEO/ Danimarka bën surprizën e madhe, bie Zvicra. Pjaniç dopietë me Bosnjën, ja rezultatet në kualifikuese

U luajtën pasditen e sotme, disa prej ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.

danimarka

Bosnje-Hercegovina fitoi pastër në shtëpi, me shifrat 4-1 përballë Finlandës. Dopieta e Miralem Pjaniç, si dhe golat e Hajroviç dhe Hozdiç, i dhanë 3 pikët Bosnjës, ndaj rivalit për vendin e dytë në grupin J. Tashmë ekipi ballkanas mban vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Finlanda numëron 12 pikë në vendin e dytë.

Danimarka prodhoi një surprizë absolute, teksa mposti minimalisht 1-0 Zvicrën në shtëpi. Goli i shënuar nga Jusuf Poulsen në minutën e 84-t, i dha 3 pikë mjaft me vlerë danezëve, që pas 6 ndeshjesh e shohin veten në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Zvicra mbetet e treta në kuotën e 8 pikëve, edhe pse me një ndeshje më pak.

Takimi tjetër në këtë grup u mbyll në barazim 0-0 mes Gjeorgjisë dhe Irlandës. Ndërkohë, në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 18:00, fitore shënoi edhe Rumania, 0-3 në transfertë përballë Ishujve Faroe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"