VIDEO/ Dajsinani hero, Skënderbeu triumfon ndaj Bylisit. Shkodrani Pusi realizon supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:40

VIDEO/ Dajsinani hero, Skënderbeu triumfon ndaj Bylisit. Shkodrani Pusi realizon supergol

Skënderbeu ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-2 në përballjen e zhvilluar në “Adush Muça”. Një triumf i vuajtur për korçarët, falë edhe formës spektakolare të garduanit Marjo Dajsinani, i cili arriti të neutralizonte një 11-metërsh kur rezultati ishte 0-0.

bandicam 2020-11-21 15-30-16-616

Belajdi Pusi hapi serinë e golave me një perlë në minutën e 70-të, teksa Tereziu vulosi fitoren në minutën e 85-të. Me këtë fitore korçarët u ngjitën në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Bylisi mbetet në kuotën e 2 pikëve.

FT: BYLIS-SKËNDERBEU 0-2

Pusi 70′, Tereziu 85′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Tereziu dyfishon shifrat për korçarët. Fillimisht tentativa e Mensah ndalet nga ballshiotët, më pas topi shkon sërish te sulmuesi afrikan, i cili asiston për Tereziun, që me një kthesë brenda zonës, i ndihmuar edhe nga një devijim e dërgon topin në rrjetë. 

78′ Shabani ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

76′ Tjetër zëvendësim te korçarët, largohet nga fusha Berisha, vendin e tij e merr Shabani.

72′ Ballshiotët provojnë të barazojnë sfidën me Dukën, por gjuajtja e tij grushtohet nga Dajsinani.

71′ Skënderbeu kryn zëvendësim, largohet nga fusha, autori i golit Pusi, vendin e tij e merr Tereziu.

70’ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Pusi kalon në avantazh korçarët me një realizim fantastik. Eurogol i futbollistit shkodran, i cili me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës e dërgon topin në trekëndësh. 

61′ Tjetër zëvendësim te Bylisi, largohet Mehmetllari, vendin e tij e merr Duka.

58’ I pakalueshën portieri Dajsinani, i cili ka grushtuar 11-metërshin e ekzekutuar nga Ujka, në krahun e djathtë të portës. Edhe pse gjuajtja ka qenë e fortë, reagimi i portierit të skuadrës korçare ishte fantastik.

57’ Penallti për Bylisin. E fiton sulmuesi Mehmetllari pas një dueli brenda zonës me futbollistin Bicaj. Për gjyqtarin Beqiraj nuk ka dyshime, 11-metërsh për ballshiotët.

56′ Bylisi kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Beji, vendin e tij e merr Ujka.

54′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mensah.

47’ Skënderbeu e nis në sulm pjesën e dytë. Pas një kombinim të bukur, Mensah shkëputet drejt zonës, por gjyqtari anësor akordon pozicion jashtë loje.

46′ Bylis kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha e lojës Ymeralilaj vendin e tij e merr Mëllugja.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44’ Rast i shkëlqyer për Bylisin. Hardoji harkon në zonë për Carkanjin, por reagon mjaft bukur portiere Dajsinani që grushton rrezikun në këndore.

38’ Tjetër moment delikat në portën e Skënderbeut. Mehmetllari kombinon bukur me Beji, i cili nuk koordinohet siç duhet shumë pranë portës, teksa gjuajtja e tij ka qenë e lehtë dhe ka përfunduar në duart e Dajsinanit.

33’ Qaqi ndërhyn në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës. Gjyqtari akordon faull. Mundësi e mirë shënimi për ballshiotët. Provon Ndreca, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

30’ Fantastik futbolli i Bylisit, Stojanoviç, i cili i ka hequr nga këmbët një mundësi shënimi futbollistit Mensah, i cili depërtoi bukur drejt zonës, por u ndal në momentet e fundit.

23’ Elvi Berisha “flirton” me golin. Futbollisti i Skënderbeut shkëputet bukur dhe provon të kalojë në avantazh korçarët, por tentative e tij shkon jashtë kuadratit. Nuk arrin aty të devijojë as Mensah.

20’ Mehmetllari mbetet një kërcënim për Skënderbeun. Sulmuesi 20-vjeçar, provon sërish brenda zonës, por gjuajtja e tij ndalet nga portiere Dajsinani.

17’ Sërish koçarët rrezikshme, kësaj here ishte Berisha, por gjuajtja e tij u devijua dhe shkoi mbi kuadrat.

15’ Minuta spektakolare. Me sulme të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Fillimisht ishin ballshiotët që rrezikuan me anë të Cakranjit, por gjuajtja e tij u ndal nga Dajsinani. Pa u mbyllur minuta, shansi i artë ishte në krahun tjetër ku Mensah provoi pas harkimit të Meksit, por u ndal nga portiere Qirko.

12′ Ymeralilaj ndëshkohet me karton të verdhë.

10′ Tjetër tentativë e rrezikshme e Bylisit me Ndrecën, por topi është ndalur nga portieri Dajsinani.

3′ Mundësi e artë për Bylisin me Mehmetllarin, i cili shpërdoron një rast të artë, teksa topi më parë u përplas në traversë. Dridhet skuadra e Skënderbeut.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovis, Carkanji, Hadroj, Ndreca, Alan, Kardozo, Murataj, Mehmetllari, Beji,

SKËNDËRBEU: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Meksi, Dououna, Vitija, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"