VIDEO/ Çekiçi nuk di të ndalet, shënon tjetër gol në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2019 | 19:55

VIDEO/ Çekiçi nuk di të ndalet, shënon tjetër gol në Slloveni

Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi, vazhdon prej javësh të tregojë vlerat e tij më të mira për Olimpija Ljubljanën në Slloveni.

bandicam 2019-05-05 19-47-26-197

Ekipi i pogradecarit fitoi pastër me shifrat 4-2 sfidën e javës së 31-të, dhe kur rezultati shënonte 2-1, për të vendosur qetësinë për 3 pikët, mendoi pikërisht Çekiçi.

Numri 8 i Olimpijas, është teksa mori një top në krahun e majtë, dhe me të djathtën goditi menëjherë, duke kaluar portierin kundërshtar e duke tundur rrjetën.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Çekiçin, ndërkohë që ekipi i tij konsolidon pozitat në vendin e dytë të renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"