VIDEO/ Çani vendos “finalen” e Europës, Partizani fiton dhe parakalon Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 19:07

VIDEO/ Çani vendos “finalen” e Europës, Partizani fiton dhe parakalon Flamurtarin

Partizani ia doli të ishte fitimtar në kryendeshjen e javës së 26-të ndaj Flamurtarit, teksa fitoi minimalisht 1-0, me një gol të Edgar Çanit. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar, por nuk ditën të shfrytëzonin.

partizani flamurt

Më pas, në të dytën Dalipi vendosi të hedhë në fushë Edgar Çanin, dhe ky ndërrim rezultoi fitues. Ishte pikërisht sulmuesi shtatlartë, që vetëm pas 9 minutash në lojë, shënoi me kokë, dhe deri në fund i shërbeu të tijve për këtë fitore. Vlen të përmendet edhe një gol po i Çanit, por që u anulua gabimisht nga anësor për pozicion jashtë loje.

Kështu, me këto tri pikë, “demat” ia dalin të parakalojnë vlonjatët në renditje, dhe të fitojnë kështu këtë “finale” për Europën.

cani

 

Partizani-Flamurtari 10

Gol: Çani 54′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Partizani-Flamurtari 10

90′ 4 minuta shtesë.

88′ Largohet Hoxhaj për vlonjatet. Futet Alesio Hyseni.

88′ Sali përsëri protagonist, ndal Trashin nga brenda zone.

Capture

86’ Çani humbet rastin e artë për të mbyllur ndeshjen, pasi del përballë me portierin Sali, por ndalet nga ky i fundit.

84′ Karton i verdhë për Kulum.

79’ Dalipi kryen edhe ndërrimin e tretë. Kulum në vendin e Malës.

76’ Danilo Alvesh godet me kokë pas një harkimi në zonë, por jo në portë.

70′ Goditje tokazi e Bathës, por topi kontrollohet nga portieri Sali.

68’ Zëvendësimi i dytë nga ana e Dalipit. Lukas Kardozo merr vendin e Asanit.

rasti cani pozicion

63’ Çani merr një pasim, dhe del i vetëm me portierin, por anësori vepron gabim, duke e quajtur pozicion jashtë loje.

59’ Duro lëviz menjëherë. Musta i lë vendim Kamaras.

partizan

54’ GOOOL Çani godet me kokë nga brenda zone dhe mposht portierin Sali.

50’ Mala hedh një harkim në zonë, topi kalon pranë Prognit dhe Gojkoviç, por asnjëri nuk mund ta shtyjë për në portë.

46’ Dalipi menjëherë zëvendësim. Çani në fushë në vendin e Bardhit.

46’ Nis pjesa e dytë në Selman Stërmasi.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Flamurtari 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Tjetër rast i mirë për Flamurtarin. Alvesh merr një top të mirë brenda zone, me një kthesë mundohet të gjejë portën, por topi kalon të gjithë pasqyrën e portës dhe nuk shënon.

zuka

39’ Rast ideal për Flamurtarin, të gjente golin e parë, por Zuka ndalet vetëm nga shtylla e jashtme.

35’ Alvesh niset i vetëm në një kundërsulm në krahun e majtë të sulmit, por ndërhyrja e Ibrahimit është e saktë ndaj brazilianit.

29’ Zëvendësim i detyruar tek Flamurtari. Dëmtohet Zhufo, dhe në vendin e tij Fisnik Zuka.

hoxhaj

26’ Hoxhaj pas një topi të gjatë, rrëzohet brenda zonës, pas një dyluftimi me Kotobellin, por gjytari Koçi është i mendimit se Hoxhaj simuloi në atë rast, dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

17’ Karton i verdhë edhe për Veliun, pas një ndërhyrje direkte në këmbët e Asanit.

10′ Musta merr të verdhë për një ndërhyrje ndaj Bardhit, edhe pse gjyqtari më parë lejoi avantazhin e lojës.

8’ Pasi futet në zonë, Asani shmang një lojtar dhe godet, por Trashi pengon goditjen e shokut të tij që shkonte drejt portës.

asani

3’ Asani futet nga e djathta në zonën e vlonjatëve, rrëzohet, dhe të kuqtë pretendojnë për penallti.

2’ Rasti i parë i rrezikshëm, me Prognin që shkon rrezikshëm drejt portës, por më pas shërben për Bathën, ndërsa goditja e këtij të fundit përfundon jashtë.

1′ Nis takimi.

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli; Batha, Mala, Trashi; Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Flamurtari: Sali; Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta; Sidibe, Useini, Zhufo; Hoxhaj, Danilo Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Andi Koçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"