VIDEO/ Brazili kërkon medaljen e artë në Olimpiadë, kombëtarja “seleçao” kualifikohet në finale për herë të tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 13:19

VIDEO/ Brazili kërkon medaljen e artë në Olimpiadë, kombëtarja “seleçao” kualifikohet në finale për herë të tretë radhazi

Brazili në finalen e Lojrave Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio. Kombëtarja e futbollit e drejtuar nga trajneri Zhardine, arriti të triumfonte me 11-metërsha ditën e sotme ndaj Meksikës, në gjysmëfinalen e zhvilluar në Kashima.

Brazili

90 minuta e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola, as koha shtesë nuk prodhoi gol dhe të dy skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë, ku kombëtarja “seleçao”, u tregua më e saktë, duke shndërruar në gol të gjitha 11-metërshat, kundrejt një të shënuar nga meksikanët.

Brazili5

Për këtë kualifikim ka meritë padyshim portieri Santos, teksa kombëtarja latine siguron finalen e tretë radhazi në Olimpiadë pas Londër 2012 dhe Rio 2016. Vlen të theksohet se në finale Brazili do të përballet me fituesin e çiftit tjetër gjysmçfinal mes Japonisë dhe Spanjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"