VIDEO/ Bind Gjermania, “panzerat” likuidojnë edhe Holandën e Kumanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 22:47

VIDEO/ Bind Gjermania, “panzerat” likuidojnë edhe Holandën e Kumanit

Pasi mposhtën Francën me rezultatin 0-2 në miqësoren e 23 marsit, Gjermania regjistroi një tjetër performancë pozitive, teksa mbrëmjen e sotme likuidoi Holandën me rezultatin 2-1 në testin e zhvilluar në Frankfurt.  

884eeabf-0033-44be-a219-7a5db2061eee

Një fitore me përmbysje e gjermanëve. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Verman në minutën e katërt, ndërkohë që festa e “tulipanëve” zgjati shumë pak, pasi ishte mbrojtësi Mitelstadt, i cili në minutën e 11-të, vendosi baraspeshën.  

Për golin e fitores mendoi sulmuesi Fulkrug, i cili u hodh në fushë në minutën e 73-të në vend të Haverc, teksa vetëm 12 minuta në fushë i mjaftuan për të shënuar golin e fitores. Një triumf i merituar për gjermanët, të cilët ishin dominues dhe e kërkuan me ngulm këtë sukses.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"