VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit presion Interit, Bresha mposht Veronën e Kumbullës. Ja të gjithë rezultatet në Serie A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 21:34

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit presion Interit, Bresha mposht Veronën e Kumbullës. Ja të gjithë rezultatet në Serie A

Janë mbyllur para pak minutash 5 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 30-të në këtë kampionat.185258294-3aa41c87-0a3e-4884-a8f0-cf57eb73ddb1

Atalanta nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur Kaljarin 1-0 në transfertë dhe duke iu afruar me vetëm 1 pikë Interit të vendit të 3-të në renditje.

Fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Bresha që ka mposhtur me rezultatin 2-0 Helas Veronë dhe i është larguar kështu vendit të fundit të tabelës, duke shpresuar te mbijetesa, me Xhenoan e vendit të 17 që është vetëm 6 pikë larg dhe barazuar ditën e sotme 2-2 me Udinezen.

Fiorentina ka mposhtur me rezultatin 2-1 Parmën, ndërsa Sampdoria ka triumfuar 3-0 ndaj SPAL-it.

Bresha-Verona 2-0

Kaljari-Atalanta 0-1

Parma-Fiorentina 1-2

Sampdoria-SPAL 3-0

Udineze-Xhenoa 2-2




PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"