VIDEO/ Asistoi dhe shënoi gol spektakolar nga goditja e dënimit, sulmuesi shqiptar dhuron “show” në… Kinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 23:55

VIDEO/ Asistoi dhe shënoi gol spektakolar nga goditja e dënimit, sulmuesi shqiptar dhuron “show” në… Kinë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Albion Ademi, po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit kinez me fanellën e Tianjin Jinmer Tiger.

ademi

25-vjeçari fillimisht asistoi për golin e parë në minutën e 57-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, në triumfin 1-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Qingdao Uest Koast.  

Ademi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën 8.8. Edhe pse ka vetëm 5 ndeshje që është bashkuar me skuadrën kineze nga radhët e suedezëve të Varnamos, 25-vjeçari ka arritur të shënojë 2 gola me skuadrën e tij si dhe të regjistrojë 2 asiste, duke u shndërruar në një lider tek ekipi i ri.  

SUPERGOLI I ADEMIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"