VIDEO/ As Ballkani i Dajës nuk ia del përballë Astanës! Kazakët fitojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës në Prishtinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 23:59

VIDEO/ As Ballkani i Dajës nuk ia del përballë Astanës! Kazakët fitojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës në Prishtinë

Ballkani ka bërë një hap mbrapa në tentativën e tij për të kaluar fazën në grupe të Ligës së Konferencës teksa është mundur në shtëpi me shifrat 2-1 nga Astana.

asdsasdasdasdasdaasd

Skuadra kazake, e cila kishte eliminuar Partizanin në play-off të turneut, ka rezultuar shumë e fortë edhe për kampionët e Kosovës, teksa i ka goditur dy herë në pjesën e parë të ndeshjes. Barazimi i përkohshëm i Kuç i kishte dhënë entuziazëm ekipit të Dajës që krijoi më shumë lojë e raste.

Por rastet e shpërdoruara në pjesën e dytë nga Berisha e në fund Manaj, i dhanë mundësinë ekipit të Astana që të kthehet në shtëpi me tre pikë dhe me mundësinë reale tashmë për të qenë në garë për kualifikimin pasi mori fitoren e parë në grup.

BALLKANI-ASTANA 1-2
8′ Kuç / 7′ Hovhaniasian, 23′ Bajsebakov

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Astanas. 

90’+4’ Tolaj në zonë tenton të gjejë portën pa sukses, pasi portieri kontrollon sferën.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Manaj ka mundësinë e artë për të shënuar teksa me një gjuajtje me kokë, çon topin mbi traversë. (VIDEO)

88’ Manaj merr vendin e Trashit në fushën e lojës.

80’ Ballkani ka më shumë topin në zotërim, por gabon në pasimet pranë zonës kundërshtare, duke shpërdoruar mundësi për të rrezikuar katërkëndorin e Astanës.

73’ Dellova del në ndihmë të sulmit dhe pasi kalon dy lojtarë, tenton portën. Gjuajtja e tij devijohet në këndore.

70’ Hamidi merr vendin e Berishës në radhët e Ballkanit.

63’ Thaçi nga e djathta harkon në zonë për Berishën i cili me portën e boshatisur nuk ia del të devijojë topin në rrjetë. (VIDEO)

60’ Berisha ka mundësinë e artë për të barazuar shifrat teksa gjuan në portë pak hapa larg Çondriç por ky i fundit devijon dhe çon sferën jashtë. (VIDEO)

48’ Kuç provon nga jashtë zonës, sfera përfundon në duart e portierit të Astanas.

46’ Tjetër shans i artë për Ballkanin për të shënuar pas një goditje dënimi ku topi largohet nga një mbrojtës në vijën fatale duke shmangur barazimin. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+2’ Kryeziu nga e majta lëshon një harkim perfekt për Gripshin në zonë ku ky i fundit gjuan me kokë, por nuk gjen portën duke shpërdoruar mundësinë e artë për barazimin. (VIDEO)

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Hovhaniasian i afrohet golit të tretë për Astanën teksa lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta që përfundon jo shumë larg portës së Koliçit. (VIDEO)

40’ Kryeziu nis nga e majta një harkim interesant që sjell devijimin e portierit e më pas të një mbrojtësi i cili çon topin në këndore, por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

38’ Tolaj merr vendin e Limajt i cili nuk mund të vazhdojë për shkak të problemeve fizike.

35’ Ballkani qarkullon më shumë topin në këto minuta, në kërkim të golit të barazimit, por nuk ka hapësira për të tentuar portën.

30’ Kryeziu tenton portën nga distanca, Çondriç pret pa shumë probleme.

28’ Astana i afrohet edhe golit të tretë pas një tjetër goditje këndi, ku Jovançiç me kokë gjuan por çon sferën jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

 23’ Vjen një tjetër gol nga miqtë! Pas një goditje nga këndi, Bajsebakov me kokë gjen rrjetën për golin e 2-1. (VIDEO)

23’ Darbo nga e djathta harkon në shtyllën e dytë ku Urega gjuan por gjen devijimin e Thaçit jashtë.

21’ Urega hyn në zonë në krahun e majtë dhe pastaj rrëzohet, por gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë. Pas protestave të miqve, vjen i verdhi për Amanoviç.

8’ GOOOL BALLKANI! Vjen shpejt përgjigja e skuadrës kosovare me Kuç i cili me kokë barazon shifrat. (VIDEO)

7’ Sulmi i parë i Astana dhe vjen avantazhi me Hovhaniasian i cili i vetëm në zonë mposht Koliçin. (VIDEO)

4’ Gripshi pason në të majtën për Berishën i cili në zonë gjuan por shumë lehtë për të shqetësuar portierin mik.

1′ Nis dueli në Prishinë.

FORMACIONET ZYRTARE

asdsdasdasdaasddassdaasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"