VIDEO/ Alkool dhe cigare, Naingolan i dehur dhe në gjendje skandaloze natën e ndërrimit të viteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2018 | 16:08

VIDEO/ Alkool dhe cigare, Naingolan i dehur dhe në gjendje skandaloze natën e ndërrimit të viteve

Këtë mëngjes të gjithë mund të jemi zgjuar të lodhur nga festimet e natës së ndërrimit të viteve. Por, festimet e mesfushorit të Romës, Raxha Naingolan bënë bujë në të gjitha mediat.

naingolan

Belgu e postoi vetë në Instagram, nëpërmjet një video, mënyrën se si po festonte. Ai dukej i dehur, teksa konsumonte birra dhe gjithashtu, edhe cigare. Ideja për të postuar  një video të tillë duket se ka qenë e nxituar nga Naingolan, dhe në mëngjes ishte fshirë nga Instagrami, por sidoqoftë, ishte shumë vonë dhe video kishte bërë bujë kudo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"