Video / Albian Ajeti vazhdon të shënojë para syve të trajnerit të… Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 22:17

Video / Albian Ajeti vazhdon të shënojë para syve të trajnerit të… Zvicrës

Me transferimin te SPAL në vendnumëro, Albian Ajeti duket i përqendruar maksimalisht te skuadra e St. Galen, ku ai është elementi kryesor i fazës sulmuese. Vëllai i Arlind Ajetit, ka treguar se vazhdon të jetë një nuhatës i mirë goli edhe në ndeshjen e sotme në kampionatin zviceran, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 1-0 përballë Luganos.

ajeti

Ajeti realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 83-të, për t’i dhënë St. Galen suksesin që e ngjit në kuotën e 7 pikëve pas katër javëve të para.

E ardhmja e vëllait të Arlind Ajetit mbetet e paqartë sa i takon përfaqësimit me Kombëtaren, ku deri tani ai ka luajtur vetëm me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, kjo e fundit po bën hapa para. Në tribunën e stadiumit sot ishte i pranishëm edhe trajneri Vladimir Petkoviç, i cili duke parë formën që po kalon Ajeti, nuk është çudi që të ketë bërë hapin e parë për ta thirrur për ndeshjet e shtatorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"