VIDEO/ 90 metra sprint, talenti i Kategorisë së Dytë i mahnit të gjithë me golin e shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 21:56

VIDEO/ 90 metra sprint, talenti i Kategorisë së Dytë i mahnit të gjithë me golin e shënuar

Ditën e sotme, ndeshja midis Labërisë dhe Butrintit ishte si “finale” për dyja ekipet pasi nga rezultati i saj varej dhe skuadra që do të ngjitej në Kategorinë e Parë, teksa në fund ja dolën miqtë  pasi u renditën në vendin e 2-të në kuotën e 60 pikëve.
344343

Por një gol mjaft i bukur është shënuar në këtë sfidë, teksa protagonist është bërë futbollisti i Butrintit, Alesio Kolonja.

Në minutën e 86 të ndeshjes, Kolonja përfiton nga një rrëmujë në zonën e skuadrës së tij, merr topin në këmbë dhe vrapon pothuajse 90 metra dhe më pas mposht portierin për të fiksuar shifrat në rezultatin 2-2.

Pamjet janë publikuar nga vetë faqja e klubit në “Facebook” duke marrë komente të shumta pozitive për golin mjaft të bukur të realizuar nga talenti i skuadrës bregdetare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"