VIDEO/ 8 gola në “Old Trafford”, Junajtid keqtrajton Romën! Vijareali triumfon në aktin e parë ndaj Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2021 | 23:56

VIDEO/ 8 gola në “Old Trafford”, Junajtid keqtrajton Romën! Vijareali triumfon në aktin e parë ndaj Arsenalit

Kanë startuar në orën 21:00 dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Europës, ku Mançester Junajtid pret në ‘’Old Trafford’’ Romën, ndërsa Arsenalit luan në shtëpinë e Vijareal.

pjimage (3)

Të gjithë sytë e tifozëve do të jenë tek sfida Junajtid-Roma, një takim që premton rivalitet dhe spektakël. Ekipi italian do të vijë me moral të madh në këtë sfidë pas përcjelljes magjike që i bënë tifozët në momentin e nisjen për në Angli. Ndërkohë që Solskjaer kërkon të konfirmojë formën e mirë të ekipit të tij, teksa një Kupë Europe dhe vendi i dytë në kampionat do të ishin arritje pozitive për norvegjezin.

‘’Djajtë’’ vijn= në këtë ndeshje me grupin e plotë, përveç sulmuesit francez Antoni Marsial, i cili do të mungojë për shkak të dëmtimit në gju. Ndërkohë në krahun tjetër, Fonseka do të vije më mungesate Kalafiorit, Zaniolos dhe Pedros.

Në sfidën tjetër, Vijareali konfirmohet si surpriza e kompeticionit, duke ja dalë mjaft mirë të kalojë të gjitha raundet deri në gjysmëfinale. Ndërkohë që sezoni i dobët në kampionat për Arsenalin, mund të ngushëllohej me fitimin e një trofeu këtë sezon, por më parë duhet të kalojnë Vijarealin.

REZULTATET:

MANÇESTER JUNAJTID – ROMA  6-2

Fernandez 9′, 71′ (p), Kavani 48′, 64′ , Pogba 75′, Griud 86′ / Pelegrini 15′ (p), Xheko 34′  

VIJAREAL-ARSENAL 2-1

Trigueros 5′ , R.Albiol 29′  / Pepe 71′ 

FORMACIONET ZYRTARE

Mançester Junajtid-Roma
roma

Vijareal-Arsenal
arsenal

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"