VIDEO/ Gol pas 41 minutash në fushën e blertë, ish-sulmuesi i Kukësit i jep barazimin skuadrës nga Katari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 11:55

VIDEO/ Gol pas 41 minutash në fushën e blertë, ish-sulmuesi i Kukësit i jep barazimin skuadrës nga Katari

Patrik Eze ka bërë një super ndeshje ditën e djeshme me fanellën e skuadrës nga Katari, Al-Ahli.

EZE 1

Ish-sulmuesi i Kukësit i cili gjatë merkatos verore u transferua tek skuadra nga Katari duke realizuar golin e barazimit ndaj Um-Salai pas një goditjeje me kokë duke u treguar i saktë dhe duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Nigeriani 28-vjeçar u fut në fillimin e pjesës së dytë dhe i mjaftuan 41 minuta për të realizuar golin e tij të parë në kampionatin e Katarit me skuadrën e tij të re.

Eze në ndeshjen e tij të parë me Al-Ahli ka dhuruar një asist tek goli i parë në barazimin 2-2 ndaj Shamalit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"