VIDEO/ 3 penallti e 6 gola, Spanja dhe Brazili dhurojnë “show” në miqësoren dramatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 23:33

VIDEO/ 3 penallti e 6 gola, Spanja dhe Brazili dhurojnë “show” në miqësoren dramatike

Miqësore spektakolare me 6 gola mes Spanjës dhe Brazilit në “Santiago Bernabeu”. Plot 3 penallti të akorduara, 2 për iberikët dhe një për kombëtaren “selçao”, teksa goli i shënuar me 11-metërsh nga Paketa “sigloi” shifrat në 3 me 3. 

3-3

Pjesa e parë prodhoi 3 gola. Spanja shënoi 2 herë me Rodrin dhe Olmon në minutat 12 dhe 36. Mesfushori i Sitit ishte ai që zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Rodrigo, shënoi golin që ngushtoi shifrat në 2-1. 

spanja 3-2

Në pjesën e dytë, trajneri i Brazilit hodhi në fushë talentin 17-vjeçar Endrik, të cilit 4 minuta në fushë i mjaftuan për të shënuar golin e barazimit të përkohshëm 2-2. Ky ishte goli i dytë radhazi për Endrik, pas atij të shënuar ndaj Anglisë.  

Sfida regjistroi një fund emocionues, ku fillimisht ishte Rodri që ngriti shifrat në 3-2 duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e dyta për Spanjën në këtë përballje, ndërkohë që po nga pika e penalltisë, Paketa shënoi golin e barazimit, duke shmangur kështu humbjen.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"