VIDEO +16/ Dëmtimi horror i mbrojtësit të Sevijës, spanjolli nxjerr krahun pas rënies në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 9:30

VIDEO +16/ Dëmtimi horror i mbrojtësit të Sevijës, spanjolli nxjerr krahun pas rënies në tokë

Sevija u ndal vetëm në një barazim në ndeshjen ndaj Vijarealit, mbrëmjen e kaluar, por ajo që shqetëson më shumë andaluzianët është dëmtimi i tmerrshëm që pësoi mbrojtësi i tyre i majtë, Serxho Eskudero.

demtimi

Në një dyluftim në ajër, ai ra shumë keq në tokë, dhe e gjithë pesha e trupit të tij, rëndoi mbi krahun e tij të majtë. Për një moment, lojtarët menduan se nuk kishte asgjë serioze, por tashmë atij do i duhet patjetër një operacion për t’u rikuperuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"