Vëzhgimi/ Çfarë shkon dhe çalon te Partizani i sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 18:13

Vëzhgimi/ Çfarë shkon dhe çalon te Partizani i sezonit të ri

Si çdo vit, edhe këtë edicion Partizani e nis punën me ndryshime në stolin drejtues, si dhe me largime e afrime të konsiderueshme. Partizani i këtij viti i ka të dyja anët e medaljes. Në aspektin pozitiv, për herë të parë në këto sezonet e fundit, puna ka nisur pa bujë, madje fjala “titull” është reduktuar shumë, në mënyrë që të mos e futin ekipin nën presion pa nisur mirë kampionati.

Partizani55

Janë minimizuar afrimet trumbetuese, të cilat nuk dhanë asnjë kontribut në të shkuarën, por janë afruar disa lojtarë të rinj, që me gjasa më shumë janë për të ardhmen sesa për momentin. Stafi i ri teknik ka bërë një “spastrim” radhësh, kryesisht të atyre që dështuan në sezonin e shkuar dhe synohet të futet fryma e Partizanit të epokës së lavdishme.

Sa u përket dy ndeshjeve të para, oshilacionet kanë qenë të mëdha, por të besuarit e trajnerit Gega kanë treguar se kanë kapacitet për të reaguar. Pas humbjes në Korçë arritën të merrnin fitoren në transfertën e Kamzës.

kamza partizani

Pozitiv është fakti se elementët që mbajtën barrën në sezonin e shkuar kanë fuqi të reagojnë, gjë e cila u pa ndaj Kamzës, ku Asani dhe Progni i dhanë frymëmarrje ekipit. Lajm i mirë mund të quhet “rilindja” e Bruno Telushit. Portieri-kapiten mbetet pika referuese, por kërkohet më shumë koordinim me mbrojtësit, që herë pas here janë të avashtë dhe krijojnë panik në prapavijë. Problem mbetet njëtrajtshmëria, pasi ekipi në dy javë i ka nisur keq takimet. Hebaj, më i kritikuari, nuk ka dhënë rendimet, jo vetëm për fajin e tij, pasi nuk është shërbyer sa duhet. Organizmi mbetet problem në vete, pasi mungon lojtari ekspert.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"