Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Starova dhe Sormani të vetmit e rikthyer, Daja më jetëgjati! Presidenti Demi nuk i pëlqen shanset e dyta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 21:42

Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Starova dhe Sormani të vetmit e rikthyer, Daja më jetëgjati! Presidenti Demi nuk i pëlqen shanset e dyta

Në 11 vite në krye të klubit të Partizanit, presidenti Gazment Demi ka ndërruar plot 21 trajnerë, ku i fundit është Orges Shehi, i emëruar në dhjetor të vitit të shkuar. Presidenti Demi në sezonet e fundit është treguar relativisht i duruar me trajnerët, por në fillimet e tij këtë “muskul” e ka pasur më pak “të stërvitur”.

demi

Trajneri i parë i Demit ishte Hasan Lika, i cili u pasua nga Sampaio dhe Tomorri me vetëm një ndeshje. Shpëtim Duro rezultoi të ishte trajneri i parë i Demit që nisi dhe mbylli një sezon të tërë. Por pas kësaj, kjo dyshe nuk u bashkuan më asnjëherë.

TË RIKTHYERIT – Duron e pasoi Sulejman Starova, i cili në vitin 2015 mori dorë të plotë veprimi nga ana e presidentit dhe iu afrua shumë titullit kampion. Por në atë sezon Demi emëroi edhe tre trajnerë të tjerë, çka përbën rekord për numrin e trajnerëve të ndërruar brenda vitit. Në nisje të edicionit të ri u kthye Sulejman Starova, i cili bashkë me Adolfo Sormanin janë dy trajnerët e vetëm që janë rikthyer te Partizani në epokën “Demi”. Me të gjithë trajnerët e tjerë presidenti Demi nuk ka pranuar të bashkëpunojë sërish, duke ua besuar stolin emrave të rinj.

trajneret

“JETËGJATËT” – Trajneri i dytë që mbylli të gjithë sezonin ishte Skënder Gega, i cili fitoi edhe titullin e parë nën drejtimin e Demit. Trajneri i vetëm që ka drejtuar Partizanin në dy sezone të ndryshme pa u shkëputur është Ilir Daja. Tiranasi e udhëhoqi ekipin për një sezon e gjysmë. Titullin e dytë e solli Xhovani Kolela, që pavarësisht këtij suksesi, nuk vijoi më shumë sesa një sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"