Vetëm një mungesë për Tiranën, por mbrojtësi pritet të jetë gati për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 19:13

Vetëm një mungesë për Tiranën, por mbrojtësi pritet të jetë gati për derbin

Sedat Berisha dje nuk është stërvitur me grupin. Shkak është bërë dëmtimi i së shtunës në ndeshjen me Skënderbeun. Lojtari ka probleme në krah dhe për këtë arsye është lënë pushim nga stafi mjekësor. Në ditët në vazhdim do të kuptohet shkalla e dëmtimit të futbollistit të mbrojtjes bardheblu, i cili u zëvendësua pas një dëmtimi në sfidën me korçarët.

sedat berisha

Berisha ka dy takime që luan titullar, një në kupë e një në kampionat kundër Skënderbeut. Mbrojtësi ka ardhur titullar, por këto kohët e fundit është detyruar të përballet me konkurrencën në mbrojtje, me Klisman Caken e Vinsent Atingën. Pritet që ai të jetë gati për Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"