Vetëm një “mrekulli” e çon Shqipërinë U21 drejt vendit të dytë, ja situata në grupin e Europianit pas humbjes me Republikën Çeke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2022 | 21:17

Vetëm një “mrekulli” e çon Shqipërinë U21 drejt vendit të dytë, ja situata në grupin e Europianit pas humbjes me Republikën Çeke

Përfundimi i ndeshjes së sotme kundër Republikës Çeke me rezultatin 0-1 bën që situata në renditje e grupit kualifikues të Europianit për Kombëtaren U21 të mos jetë shumë shpresëdhënëse për ecurinë e mëtejshme të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi.

bandicam 2022-03-25 19-00-38-641

Pas 7 ndeshjesh të luajtura deri më tani në këto kualifikuese kuqezinjtë gjenden në vendin e 4-t në Grupin G me 9 pikë të grumbulluara. Grupi kryesohet nga Republika Çeke e cila gjendet në kuotën e 16 pikëve në 7 ndeshje, e ndjekur nga Anglia e vendit të dytë e cila gjendet në kuotën e 13 pikëve, por me 2 ndeshje më pak të cilat do të jenë vendimtare për ambiciet e “3 luanëve” për vendin e parë në grup.

Me 3 ndeshje të mbetura për t’u luajtur ende, një mrekulli do të duhej për të arritur vendin e dytë të mbajtur nga Anglia, me të cilën kuqezinjtë e vegjël ndeshen pas pak ditësh. Tani duket se objektivi i arritshëm është vendi i tretë, pasi kuqezinjtë kanë po aq pikë sa Sllovenia që ka golavarazh më të mirë. Ndërsa me 7 pikë ndjek Kosova, e cila po ashtu është një nga rivalet e ardhshme të kuqezinjve në ndeshjet e mbetura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"