Vetëm 39 sekonda të ekspozuar, lojtarët të sigurt ndaj infektimit. Shanset janë thuajse minimale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 10:47

Vetëm 39 sekonda të ekspozuar, lojtarët të sigurt ndaj infektimit. Shanset janë thuajse minimale

Një studim i Premier Ligës ka arritur në konkluzionin se shanset për t’u infektuar me “COVID-19” për futbollistët në kontakt fizik me njëri-tjetrin janë minimale për shkak të kohës shumë të shkurtër që ata do të jenë të ekspozuar.KORONA

Zyrtarët po përpiqen me të gjitha mënyrat për të rinisur sezonin e ndërprerë prej pandemisë në mesin e muajit mars, por shumë futbollistë, përfshirë kapitenin e Uotfordit, Troi Dinej, dhe mesfushorin e Çelsit, N’Golo Kante, kanë frikë që të kthehen në stërvitje.

Sipas “The Telegraph”, ky studim ka arritur në konkluzionin se një lojtar i Premier Ligës do të jetë i ekspozuar ndaj një lojtari të infektuar për vetëm 39 sekonda mesatarisht për ndeshje, çka do të thotë se shanset e infektimit janë shumë të ulëta, sepse në këtë kohë ekspozimi nuk ka shumë mundësi që virusi të transmetohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"