Veprim i pazakontë/ Si gjyqtari Hamiti ndryshoi krahun e skuadrave në fillimin e derbit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 20:15

Veprim i pazakontë/ Si gjyqtari Hamiti ndryshoi krahun e skuadrave në fillimin e derbit (VIDEO)

Një situatë e pazakontë u regjistrua para fillimit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit.

bandicam 2022-12-21 20-00-57-582

Edhe pse shorti i hedhur përcaktoi që porta e Tiranës në startin e sfidës të ishte te tifozët e Partizanit, ndërsa ajo e Partizanit te tifozët e Tiranës, gjyqtari Hamiti vendosi që të ndryshonte këtë verdikt, për shkak të atmosferës së zjarrtë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Derbi startoi me afro 10 minuta vonesë për shkak të tymueseve dhe fletëve të bardha të hedhur nga tifozeritë. Fillimisht Eldorjan Hamiti ka tërhequr skuadrat teksa gjithçka filloi pas pastrimit të fushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"