Vendimi i gjyqtarit dhe habia e De Biazit dhe e Karrenos në Hartberg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2016 | 10:10

Vendimi i gjyqtarit dhe habia e De Biazit dhe e Karrenos në Hartberg

Miqësorja Shqipëri-Katar, që u zhvillua dje në stadiumin e Hartbergut, u gjykua nga një treshe austriake me kryesor Aleksander Harkam.

Untitled-2Ky i fundit nxori tri herë kartonin e verdhë nga xhepi. Fillimisht ndëshkoi Naser Alijin për simulim, ndërsa më pas lojtarët e Katarit, Jaser dhe Luiz Mairton, për ndërhyrje të rënda ndaj Gashit dhe Cikalleshit.

Mirëpo, ajo që ra më shumë në sy në takimin e djeshëm ishte fakti se gjyqtari nga Austria nuk akordoi asnjë minutë shtesë, si në mbyllje të pjesës së parë, ashtu edhe në fund të lojës.

Kjo krijoji habi edhe te trajnerët respektivë: De Biazi dhe Karreno.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"