Vendim i çuditshëm nga kundërshtarët e Shqipërisë në mars, heqin sulmuesin e Premier Ligës nga lista për shkak të spanjishtes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 20:39

Vendim i çuditshëm nga kundërshtarët e Shqipërisë në mars, heqin sulmuesin e Premier Ligës nga lista për shkak të spanjishtes

Përfaqësuesja e Kilit është e para me të cilën Shqipëria do të luajë në ndeshjet miqësore të muajit mars. Ekipi nga Amerika e Jugut do të përballet me kuqezinjtë në Itali me një listë ku trajneri i ri, Rikardo Gareka, është munduar të bëjë ndryshime të rëndësishme.

sdfsdasdsadasdasdasd

Jashtë janë lënë emra si Vidal dhe Medel., por për arsye sportive. Gareka ka vendosur të lërë jashtë ndërkohë sulmuesin e Shefilld Junajtid, Ben Brereton Diaz, për shkak të… spanjishtes. Sulmuesit i është bërë e ditur se nuk di spanjisht mjaftueshëm dhe do të kthehet në skuadër vetëm kur të mësojë të flasë këtë gjuhë.

Futbollisti 24-vjeçar, i huazuar te klubi i Premier Ligës, ka bërë 27 ndeshje me Kilin, por tani është lënë jashtë për këtë arsye të pazakontë. Brereton Diaz është lindur në Angli, por u bë pjesë e Kilit për shkak të prejardhjes së të ëmës, Andre, e cila ka lindur atje.

“Unë do të dëshiroja që të mësonte spanjisht, mendoj se është e rëndësishme. Ai është ftuar në Kupën e Amerikës që dy vite më parë, mendoj se ka pasur kohën e mjaftueshme të mësojë. Është thelbësore për komunikimin”, tha Gareka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"