Vazhdon revolucioni në repartin e avancuar, sulmuesi gjerman i jep lamtumirën Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2022 | 16:21

Vazhdon revolucioni në repartin e avancuar, sulmuesi gjerman i jep lamtumirën Bajernit

Sulmuesi Jan-Fiete Arp ka lënë klubin e Bajernit për të firmosur me Holshtain Kielin në Bundesligën 2 me parametër zero këtë merkato.

56566

Lajmin e zyrtarizuan kampionët e Gjermanisë mbrëmjen e së premtes, ndërsa 22-vjeçari, i cili luajti në formë huazimi te ky klub sezonin e shkuar, shënoi 2 gola në 24 ndeshje në kampionat.

Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2024 ditën e djeshme. Arp u transferua në Mynih nga Hamburgu në verën e vitit 2019 si një sulmues me potencial për të ardhmen.

Me Bajernin ai fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa kontributin më të madh e dha për skuadrën e dytë, ku regjistroi 42 prezenca dhe shënoi 8 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"